Ish-ministri Fatmir Mediu ka dalë pas një ore nga SPAK, ku mbërriti për t’u njohur me akuzën pas mbylljeve të hetimeve për Gërdecin.
Në një deklaratë për mediat, Mediu u shpreh se nuk e pranon akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Fatmir Mediu: Dua t’ju bëj me dije që më është prezantuar i njëjti fashikull, me të njëjtët prokurorë dhe e njëjta akuzë, terësisht e motivuar politikisht, pa asnjë dokument, pa asnjë provë. Për shpërdorim detyre, nuk jam pyetur asnjëherë për aktet që kam firmosur, për 15 vjet.
Pyetje: Ku është motivimi politik?
Fatmir Mediu: Në akuzën që është bërë, është provuar në gjykatë që urdhri i ministrit nuk ka shkaktuar problem. Çdo letër qe kam nxjerrë ka ardhur referenca nga prokuroria civile dhe ushtarake. Ajo që mu paraqit është fashikulli i dosjes së firmosur nga Prokuroria e Përgjithshme. Këtë akuzë nuk e pranoj, jam i pafajshëm , çështja e demontimit ka të bëjë me sigurinë kombëtare. Në këtë analizë është bërë veprimi, kjo është përcjellë nga të gjitha strukturat. Kam të drejtën për një proces normal, një ditë pas ngjarjes jam pyetur si person që njeh rrethanat. Kam deklaruar në mbledhjen e Këshillit të sigurisë kombëtare se nëse provohet se unë kam pasur kontakt me amerikanë, apo dhe stafi e familjarët e mi. Është çështje edhe e akteve ligjore.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!