DEA amerikane ka zbarkuar në Shqipëri për të kryer një operacion në disa qytete të vendit. Bëhet fjalë për arrestimin e disa personave, si pjesë e grupit të që trafikuan tonelata kokainë nga Brazili drejt Italisë, që u kap pak ditë më parë në Savona, në aksione të ndryshme.
Në lidhje me këtë ngjarje janë vënë më herët në pranga 4 shqiptarë. Nga hetimet e kryera për aktivitetin e paligjshëm, në përgjime kanë dalë emra të shqiptarëve të përfshirë në trafikun e drogës. Hetuesit dyshojnë se organizatorët e trafikut janë shqiptarë.
Operacioni në të cilin marrin pjesë dy agjentë të DEA-s, është shtrirë në disa qytete si në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier dhe në Vlorë. Autoritetet e huaja kërkojnë arrestimin e shqiptarëve me qëllim dorëzimin e tyre pranë drejtësisë italiane.
Katër shqiptarët, u vunë në pranga më 2 Janar, pasi u konstatuan se ishin përgjegjës për trafikimin e lëndëve narkotike. Ata qëndronin në një hotel të zonës dhe policia ndërhyri sapo tërhoqën ngarkesën nga porti. Pasi Guardia Di Finanzia arrestoi 4 shqiptarët u mësua se në port do të mbërrinte edhe një sasi tjetër kokaine. Sasia e lëndës narkotike ishte fshehur në një vend të përshtatur në pjesën e motorëve të anijes dhe ishte ndarë në 741 copa të mbështjella me 26 pako me telefon.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!