Një 36-vjeçar ra në prangat e policisë në Kamzë pasi u kap me pistoletë me fishek në fole. Bëhet fjalë për Erind Mrrukun, i dënuar më parë për vrasje dhe për armëmbajtje pa leje.
Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se përveç armës, gjatë kontrollit fizik dhe gjatë kontrollit në banesë, Mrrukut iu sekuestrua po ashtu “municion luftarak, një këllëf për mbajtjen e pistoletës, një palë dylbi, tre mjete prerëse, tre aparate celulare dhe një peshore për metale të çmuara, që iu gjetën 36-vjeçarit”.
Kush është Erind Mrruku Në korrik të vitit 2010, ai vrau Fabian Nikën. Në atë kohë, Mrruku 23 vjeç, u vetëdorëzua në polici disa orë pasi kishte kryer krimin në plazhin e Shëngjinit, pas një konflikti të çastit. Viktima ishte i dashuri i një këngëtareje të njohur.
Burime nga policia për Klan News thonë se Erind Mrruku dyshohet si anëtarë i një grupi kriminal që vepron në Tiranë.
Pasi u mor në pyetje, ai nuk ka pranuar të japë deklarime. Por për shkak se arma ishte me fishek gati për qitje, policia dyshon se mund ta përdorte në ndonjë ngjarje./tvklan.al
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!