Hetimet e Policisë së Tiranës kanë zbuluar të tjerë persona që mashtronin përmes call centerave persona të huaj, që investonin në bursë. Me aktivitet të palicencuar, Policia ka nisur procedimin penal për administratorët e 9 subjekteve call center, për veprat penale "Mashtrimi", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagimi i taksave dhe tatimeve". Bazuar në operacionion policor të koduar “Nine”, rezultoi se këta shtetas dyshohet se mashtronin shtetasit e huaj, kryesisht nga vendet e BE-së, që të investonin në bursë. Hetimi u krye nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës. Veprimet proceduriale kanë nisur në Shqipëri, pas kërkesës së agjencive ligjzbatuese nga jashtë Shqipërisë, kryesisht Gjermani, Danimarkë, Francë, apo Holandë. Përgjithësisht ankesat kanë ardhur nga shtetas të huaj, ku sipas tyre kompanitë e call center-it, u premtonin atyre një kontratë në këmbim të një shumë parash, por nuk e marrin këtë shërbim. Të dhënat e hetimit bëjnë me dije, se ka ende persona të implikuar, për të cilët vijon hetimi deri në dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Mashtrimi#Burse#TopChannel
Ещё видео!