Report Tv siguron pamjet e plagosjes së dyfishtë në Selitë të Tiranës, dy ditë më parë, brenda ambienteve të një lokali, ku u konfliktuan dy grupe të rinjsh. Në pamjet duket momenti kur në lokalin e Florian Musait hyjnë disa të rinj.
Ata e takojnë Musain i cili ndodhej në shoqërinë e dy të njohurve të tij në një nga tavolinat. Ata që mbërrijnë, sipas grupit hetimor janë pjesë e grupit të 27-vjeçarit Gjon Pelivani. Në fillim duket si një takim sqarues mes palëve, por situata tensionohet menjëherë. Pamjet filmike kanë fiksuar të paktën tre persona me armë zjarri pistoletë në duar. Pas gjesteve kërcënuese në ambientet e lokalit, të rinjtë dalin jashtë për t'u sqaruar, pasi dyshojnë se vendi ku ata po debatonin po monitorohej nga kamerat e sigurisë dhe gjithçka mund të filmohej.
Ещё видео!