Lajme Arkiva 2003
Kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi ka thënë se krijimi i një force Ballkanike e cila do të merrte mbi vete detyrën e ruajtjes së paqes në Kosovë është i paimagjinueshëm. Këtë koment Rexhepi e beri pas deklaratës së komandantit të KFOR-it në Kosovë, gjeneralit Italian Fabio Mini, sipas të cilit KFOR-i do të qëndrojë këtu edhe për të paktën 5 vjet, ndërësa më pas ai mund të zëvëndësohej me një forcë rajonale të përbërë nga trupat e Maqedonisë, Bosnjes, Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kosovës.
Kryeministri ka shtuar se një ide e tillë do të ishte e parealizueshme dhe se i duket një iluzion që forcat të cilat kanë shkaktuar konflikte këtu, të jenë paqeruajtëse. Sipas Deutsche Welle ideja e gjeneralit Italian është quajtur personale nga zyrtarët e Natos./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!