Një 30-vjeçar është vënë në pranga nga policia i dyshuar si autor ekzekutimit të Prekë Tonajt në fshatin Grudë e Re të Shkodrës mbrëmjen e së dielës. Policia njoftoi se ka arrestuar Eduard Kësollën, banor i të njëjtit fshat. Sipas njoftimit të uniformave blu, gjakmarrja është bërë shkak i krimit. 30-vjeçari u identifikua nga këqyrja e kamerave të sigurisë dhe pas marrjes së dëshmive në zonë.
47-vjeçari Prekë Tonaj u ekzekutua në këtë lokal kur po konsumonte kafen. Dëshmitarët thanë se autori hyri i vetëm në lokal. Ai mbante një kapele në kokë dhe pasi i është afruar viktimës i cili qëndronte i vetëm në një tavolinë, ka qëlluar disa herë ndaj tij me kallashnikov. Më pas autori është larguar me shpejtësi.
47-vjeçari Prek Tonaj prej disa vitesh ishte përgjegjës i Ujësjellës Kanalizime për zonën e Njësisë Rrethina, ndërkohë që nuk fshihej nga frika e gjakmarrjes.
Më parë viktimës i janë vrarë edhe dy vëllezër të tjerë, njëri prej tyre është ekzekutuar në Dukagjin, ndërsa tjetri është vrarë në burg.
Vetë Prek Tonaj në 2011 ka tentuar të marrë hak për vrasjen e vëllezërve, por Policia e Shkodrës parandaloi ngjarjen dhe arrestoi atë së bashku me dy bashkëpunëtorë të tjerë.
Tv Klan
#policia #hetime #arrestime #vrasjaneshkoder
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!