Një nga 3 autorët e dyshuar të grabitjes së bankës së nivelit të dytë në Koplik, çoi hetuesit tek vendi ku u hodh një nga armët e përdorura në krim. Tv Klan ka mësuar se deklarimet e dhëna prej tij kanë ndihmuar grupin hetimor të gjejë prova për dokumentimin e grabitjes së 9 Majit në Koplik.
Kanë qenë fillimisht kamerat e sigurisë së bankës së nivelit të dytë që kanë ndihmuar hetuesit në identifikimin e Bekim Gurrajt si dhe të Armir e Admir Shabajt.
Lëvizjet e tyre krahas kamerave, janë pikasur dhe nga uniformat blu. Në momentin që 3 autorët kanë arritur të marrin një shumë prej rreth 15 mijë Eurosh nën kërcënimin e armës në bankë, ata dalin dhe përballë automjetit të tyre shfaqet një makinë policie.
Ky automjet mësohet se i përket Policisë Kufitare në Shkodër. Burime bëjnë me dije se nga hetimet në makinë ka qenë vetëm një punonjës policie i cili përpara hetuesve ka deklaruar, se ka tentuar t’i bllokojë rrugën por nuk ka arritur. Në këto kushte ai ka vënë në dijeni sallën operative të Policisë së Shkodrës.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!