Edhe këtë vit Shqipëria dhe Greqia do të mundësojnë realizimin e projektit “Ishujt 2024”, përmes së cilit do të pajisen me dokumente biometrike shtetasit shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në zonat përreth ishujve të Egjeut dhe Mesdheut.
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njofton se ekipi i posaçëm do të gjendet në Kretë nga data 22 deri më 24 prill dhe në Rodos nga data 25 deri në 27 prill. Aplikimet kryhen falas nëpërmjet platformës e-albania dhe kostoja reale e pasaportës apo kartës së identitetit varion nga 112 deri në 130 euro.
Krahas aplikimit në platformën e-Albania, të interesuarit duhet të dërgojnë në adresën e vënë në dispozicion nga ministria e jashtme kërkesën e tyre me subjekt “Ishujt 2024“, ku të vendosin të dhënat personale: Emër/Mbiemër i aplikantit, Numrin personal, Kodin e aplikimit për pasaportë ose kartë identiteti dhe adresën e vendbanimit. Afati përfundimtar për aplikim është data 19 prill 2024.
Pagesa për rinovimin e pasaportave biometrike dhe kartave të identitetit, si dhe shërbimeve të tjera do të mund të kryhet me çdo lloj kartë bankare, të cilat do të instalohen në ambientet e zyrës së përcaktuar.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Ishujt2024#TopChannel
Ещё видео!