Në Vlorë bëhet ende plazh. Ditët e pushimit zyrtar të festave të nëntorit nuk kanë qenë të rrallë ata që i kanë shfrytëzuar për not duke përfituar edhe nga një det i qetë pa dallgë.
“Ne shfrytëzojmë këto kohët me diell. Jashtë mund të jetë pak ftohtë, por kur futemi brenda ujërat janë akoma të ngrohta. Dhe ne e kemi bërë traditë që çdo fundjavë vijmë lahemi.”– tha notari Katriot Tajari
“Po shfrytëzojmë ditën e pushimit, dhe lahemi, temp janë normale. Dimri është pika ime e dobët për tu larë, kush të ketë mundësi lë te vijë, ujërat janë të ngrohta.”- tha notari Rrapo Taho.
Nuk janë vetëm vendasit që sheh këto ditë në ujërat e Jonit. Kostika ka lindur në Korçë por jeton në Amerikën e Veriut, dhe vjen nga një udhëtim rreth botës si turist
“Erdhëm në Tiranë , por nuk na pëlqeu shumë. Dikur më i ri më pëlqente më shumë. Erdhëm këtu në Vlorë, kemi një shtëpi këtu, e bëjmë për sport këtë që të forcojmë trupi”– u shpreh turisti Kostika Spaho.
“Unë vij nga Uashingtoni , po kam jetuar edhe Oregon më parë, dhe ndaj ne jemi të mësuar me temperaturat e ftohta. Kemi ardhur në Vlorë këto kohët e fundit, na pëlqen shumë uji i kristaltë blu, është shumë ngrohtë. Javën e kaluar për shembull ishim në Norvegji dhe ishte tmerrësisht ftohtë. Ishim në Dhërmi dje, dhe temperaturat na u dukën fantastike.”
Operatorët turistikë në vlorë synojnë që turizmi të jetë aktiv gjithë vitin në bregdet duke tërhequr sa më shumë turistë të tillë.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Vlorë#Plazh#TopChannelNews
Ещё видео!