Ndërsa Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç foli në Gjuhën Serbe, kryediplomatja Donika Gërvalla nuk u lejua nga ambasadori rus që drejtonte mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të fliste në Gjuhën Shqipe.
Por kjo nuk ishte vetmja përplasje mes Prishtinës dhe Beogradit në lidhje me situatën e zhvillimet në Kosovë. Daçiç, duke komentuar raportin e OKB për Kosovën, në fjalën e tij akuzoi kryeministrin Albin Kurti se nuk do të krijojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“Ne jemi të sigurtë që Kurti nuk do të përmbushë marrëveshjen, sepse qëllimi i tij është të dëbojë serbët. Serbia nuk mund dhe kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës dhe nuk do të pranojë që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së”.
Ndërsa e ashpër ishte Gervalla në kundërpërgjigjen e saj.
“Presidenti Vuçiç ishte ministër i propagandës për Sllobodan Millosheviç dhe ai ende po vepron si i tillë. Daçiçi, sot Ministër i Punëve te Jashtme është përgjegjës për vrasje masive dhe dhunim dhe duhet të sillet para drejtësisë para një tribunali për krime lufte”.
Kryediplomatja theksoi se si Vuçiç dhe Daçiç duan një rend të dirigjuar nga Moska, por kjo s’do të ndodhë, pasi NATO s’ka për ta lejuar.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!