#protesta #aksident #greqi
Aksidenti tragjik hekurudhor i natës së të martës në Greqi, më i rëndi në historinë e vendit bëri që në Athinë të shpërthejnë protesta të dhunshme.
Dhjetëra protestues, kryesisht sindikalistë dhe mbështetës të grupeve të majta u përleshën me policinë në sheshin qëndror të kryeqytetit grek, në vazhdim të manifestimit që nisi para selisë së firmës private hekurudhore Helenik Trein. Ata mbanin në duar qirinj në nderim të viktimave të kësaj tragjedie.
Manifestime u zhvilluan edhe në Selanik. Bilanci i viktimave të kësaj tragjedie u thellua në 47, pasi ekipet e shpëtimit gjetën të tjerë trupa në njërin nga vagonat e shtypur, ku sipas mediave greke ishte restoranti i trenit.
Trupat u nxorrën falë prerjes me mjete të veçanta, ndërsa dyshohet se në dy vagonat e shtypur plotësisht nga përplasja e fortë ka të tjerë trupa viktimash. Dyshohet se janë të paktën 16 të zhdukur. Autoritetet greke pritet të nisin kryerjen e testeve të ADN-së për të bërë identifikimin e të gjitha viktimave.
Ndërkaq, tragjedia rezulton të jetë shkaktuar nga një gabim njerëzor. Përgjegjësi i turinit, një 59-vjeçar që u arrestua të martën pranoi përpara hetuesve se kishte harruar të aktivizonte ndërruesen e binarëve. Ai tha se e kuptoi me shumë vonesë që dy trenat lëviznin në drejtime të kundërta në të njëjtin binar dhe se nuk pati kohë të korrigjont gabimin. Jo funksional ishte edhe sistemi ndriçues i sinjalistikës.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!