Princesha Charlotte ka ndikuar botën e modës që nga dita e saj e lindjes. Që kur nëna e saj Kate Middleton ia tregoi botës për herë të parë në shkallët e Spitalit në Londër, të mbështjellë me një batanije të bardhë të punuar me dorë, në pak minuta 100,000 përdorues nga e gjithë bota u dyndën në faqen e tyre.
Batanija e punuar me dorë prej leshi merino kushtonte rreth 150 euro dhe që nga ajo ditë, Charlotte është bërë padashur një ndikuese e modës. Fëmija i dytë i Kate dhe William në moshën 8-vjeçare është vajza më e pasur në botë, sipas një hulumtimi të publikuar nga The Mirror.
Vetëm duke veshur rroba, Charlotta e vogël fiton 3.6 miliardë euro. “Edhe pse vlera e të ardhurave të saj neto ka rënë me 2% që nga viti 2021, ajo vazhdon të kryesojë ndaj vëllait, Princi George, thuhet në studim. Nuk bëhet fjalë për ndikimin e tij nga pikëpamja institucionale, por për zgjedhjet e stilit të të veshurit. Të ardhurat e Princit George, nga veshjet që reklamojnë kapin një vlerë neto prej 3.4 miliardë euro.
E ndërsa flasim për një influencer të vërtetë, mund të themi që jo të gjithë anëtarët e familjes mbretërore kanë këtë impakt tek njerëzit anembanë botës.
Vëllai i vogël i Charlotte dhe Geoge, Princi Louis, renditet në vendin e 13-të me të ardhura që shkojnë deri në 102 milionë. Kushëriri i Princeshës Charlotte, Archie, djali i Princit Harry dhe Meghan Markle, është në vendin e 17-të me një pasuri prej 32 milionë eurosh.
Pamje:AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopChannelNews#Princesha#Charlotte
Ещё видео!