Një zjarr masiv ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të marte kodrat me ullishte në fshatin Zhamë të Lushnjës. Policia ka vënë nën hetim një 58-vjeçar, që dyshohet të jetë bërë shkak për flakët.
Sipas informacioneve, 58-vjeçari kishte ndezur një zjarr për djegien e mbeturinave në fshatin Zhamë, dhe më pas flakët janë përhapur duke djegur sipërfaqe të konsiderushme me ullinj, bimësi dhe shkurre.
Ndërkohë, janë evakuuar banorët nga banesat që mund të rrezikohen nga zjarri.
Në vendngjarje ndodhet grupi i drejtimit të DVP Fier, shërbimet e Policisë Fier, disa grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Fier dhe shërbimet zjarrëfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Gjithashtu kanë mbërritur zjarrfikësit e Lushnjës, Divjakës, Fierit, Roskovecit, Beratit dhe Rrogozhinës. Në zonën ku ka rënë zjarri ka mbërritur edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të dyshuar.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Lushnje#Zjarr
Ещё видео!