#oranews #drejtesia #saimirsula
Zemra e Saimir Sulës do të prehet në vendlindje, tre vite pasi trupi i të riut që ndërroi jetë në Spanjë u riatdhesua pa organin jetësor. Ministria e Drejtësisë, lajmëroi se marrja në dorëzim do të bëhet më 12 korrik në prani të familjarëve të të riut.
Zemra dhe trupi i Saimir Sulës do të prehen bashkë pasi autoritetet spanjollë kanë pranuar të kthejnë organin jetësor të të riut që ndërroi jetë në një spital në Barcelonë gati tre vite më parë.
Ministria e Drejtësisë njoftoi se procedura mund të mund të përmbyllet më 12 korrik në Barcelonë në prani të familjarëve të Saimir Sulës dhe institucioneve zyrtare nga Shqipëria dhe Spanja, të përfshira në këtë çështje.
Ky zhvillim pason një periudhë me padi nga ana e familjarëve të të riut dhe shkëmbim dokumentacioni mes dy vendeve.
Ministria e drejtësisë thekson se për një periudhë të konsiderueshme autoritetet spanjolle nuk u përgjigjen për këtë çështje.
Ministria e Drejtësisë thotë se në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme, Prokurorinë e Tiranës, Institutin e Mjekësisë Ligjore, me mbështetjen e Ambasadës Shqiptare në Madrid, kanë zhvilluar komunikime të vazhdueshme për detajet logjistike të kësaj procedure
“Nëse autoritete spanjolle do jenë dakord mbetet vetëm marrja e lejeve transiti nga të gjitha shtetet ku do kalojë automjeti” thuhet ne njoftimin e Ministrisë.
Saimir Sula ndërroi jete ne maj te vitit 2020 ne spitalin del Mar ne Barcelone ku kishte shkuar me simptoma te covid 19, por ndërroi jetë.
Kur trupi u riatdhesua ekspertët mjekësisë ligjore në Tiranë zbuluan se mungonte zemra.
Familjarët e të riut paraqitën denoncim në prokurorinë e Tiranës për trafikim organesh, ndërsa në vazhdimësi kanë zhvilluar protesta në Shqipëri, Spanjë dhe institucioneve të BE në Bruksel.
Në protestën e fundit, Majlinda Sula, kërkoi test ADN-je për tu siguruar se zemra që do të marrin në dorëzim është vërtet e vëllait të saj.
Për më shumë lexoni: [ Ссылка ]
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Ещё видео!