#oranews #pornatneshengjin #tjetersimipronave #gjykataelezhes #lezhe #spak
Gjykata e Lezhës ka dënuar me nga 1 vit burg 3 persona, në lidhje me tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin, çështja ndaj të cilëve ishte veçuar nga prokuroria, pasi nuk ndodhen në Shqipëri.
Vasil Frroku, Martin Frroku dhe Ndue Frroku u shpallën fajtor për veprën penale “Fallsifikimi i dokumenteve”.
Pasi shqyrtoj çështjen ne themel, gjyqtarja Elsa Ulliri doli në konkluzionin se tre vëllezërit kanë konsumuar element të veprës penale për të cilën ishin vënë nën akuze dhe i dënoj ata ne mungese. Vasil Frroku, Martin Frroku dhe Ndue Frroku, ishin pjesë e skemës së tjetërsimit të pronave në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin në rolin e përfituesit të tokës.
Ata u hetuan si pjesë e të njëjtës çështje për të cilën është dënuar dhe ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj. Çështja për vëllezërit u nda në gjykatë, për shkak se ata nuk ishin në Shqipëri dhe nuk u ndaluan si pjesa tjetër e të akuzuarve. Frrokaj dhe të tjerët po ashtu u dënuan në Gjykatën e Shkallës së Parë, por vendimi për këtë rast nuk ka marrë ende formë të prere, pasi çështja është në shqyrtim nga Gjykata e Apelit në Shkodër. Gjykata e Shkallës së parë në Lezhë ne muajin shtator të vitit 2020 shpalli fajtor dhe dënoi me katër vite burg për “Shpërdorim detyre” Frrokajn, ndërsa bashkë me të u dënuan edhe 16 persona të tjerë.
Por vendimi u kthye pas nga Gjykata e Apelit në Shkodër për proces të parregullt. Pas rekursit të prokurorisë Gjykata e Lartë e dërgoi çështjen për rigjykim në Gjykatën e Apelit në Shkodër. Hetimet për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin kanë nisur në vitin 2017-të, kur në prokurori u denoncua tjetërsimi i 234 mijë e 548 metër katrore tokë shtetërore ranishte.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
![](https://s2.save4k.org/pic/4AxIaxMCvwc/maxresdefault.jpg)