Të moshuarit e quajnë lëmoshë pensionin që marrin nga Qeveria e Kosovës. Ata thonë se nuk mund të përballojnë shpenzimet e tyre dhe shprehen të zhgënjyer nga politika e Qeverisë për mosrritjen e pensioneve. Ata thonë për KosovaPress se pensioni prej 100-150 eurove nuk i mjafton as për blerjen e barnave për të dhe bashkëshorten e tij.
- "Pensioni im nuk del as për barna t'ia blejë gruas që e kam me stenta. 150 euro, unë jam me reumë, nuk del. Ky nuk është pension, është ndihmë sociale, biles ndihma sociale është pak më e madhe. 150 euro, kjo është jashtë çdo norme...Çmimet jo këtu, por mbi kulm kanë hipur. Kjo është turpi i Zotit. 150 euro pension, 140 më shkojnë për gruan t’i blejë terapitë. E disa vjen fatura e rrymës, nën 50 euro nuk vije kurrë. Pika e verës 40 gradë temperatura, 50 deri 60 euro vjen fatura e rrymës...Minimumi është dashur të jetë 400 euro pensioni. Çfarë janë 400 euro, dy deputetë për dy mëngjese 400 euro i shpenzojnë, që nuk e hapin gojën kurrë në kuvend"
"Absolutisht nuk është e mjaftueshme, është më pak sesa lëmoshë. Për punën 45 vjeçare, me fakultet merren 265 euro. Kjo është më shumë se krim. Të tjerët i marrin edhe më pak. Së paku pensioni duhet të ishte 500 euro, në mënyrë që të kemi një jetë normale, minimale, të zakonshme...A po mund t'i mbuloni shpenzimet tuaja me pension? Po i mbulojmë, pasi po na ndihmojnë edhe fëmijët. Përndryshe jo, askush nuk mund t'i mbulojë me 200 euro pensione shpenzimet...Si gjithë populli nuk jemi të kënaqur fare. Kjo është qeverie e dështimit, qeveri e cila prej marrjes së mandatit nuk ka kryer asnjë punë, asnjë projekt nuk e ka realizuar. Premtime të kota ka dhënë, populli i ka besuar".
- "Ku t'i mbulojmë (shpenzimet) me 100 euro. Po ia dalim prej kiametit, çfarë të bëjë. Pensioni nën 600 deri 700 euro nuk bënë të jetë. Standardet janë të larta këtu, çmimet janë të larta këtu...Ata (qeveritarët) po i marrin për vete. Ose ata i marrin për vete, ose të na rrisin neve. Çfarë të bëjmë?
Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri thotë se pensionet kontribut paguese së paku do të duhej të ishin barabartë me pagën minimale.
SINKRON SHATRI - “Pensionet kontribut paguese është dashur të jenë të paktën barabartë më pagën minimale, të paktën. Pensionet e pleqërisë është dashur minimum të dyfishohen. Tani vlera 100 euro nuk është kurrfarë ndihme për askënd. 100 euro e dimë se çfarë mund të merr me 100 euro një përfitues i pensionit të moshës, asgjë”.
Qeveria e Kosovës në janar të vitit 2022 ka miratuar propozim-vendimin për rritjen e shumës së skemave pensionale. Atë kohë, ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se asnjë pension nuk do të jetë nën 100 euro.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Pensionet#Kosova
Ещё видео!