#oranews #ArdjanÇapja #SPAK
Dosja penale kundër Ardjan Çapjas, Florenc Çapja dhe 4 anëtarëve të tjerë që morën pjesë në ekzekutimin e Gentian dhe Nezir Beqiri, është marrë nga prokuroria e posaçme SPAK në Tiranë.
Prokurori i Elbasanit, Ritvan Sukaj, që hetoi këtë vrasje të dyfishtë prej vitit 2019 e deri më sot, ka shpallur moskopetencën duke vendosur që aktet hetimore kundër këtij grupi kriminal, ti kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Posaçme, raporton Ora News.
Lajmi për kalimin e dosjes nga Elbasani në SPAK, konfirmohet nga drejtuesi i kësaj structure, prokurori Arben Kraja.
Që nga dita e sotme njeriu kryesor i këtij grupi, Ardjan Çapja, Florenc Çapia, bashkëpuntori i drejtësisë Ervis Bardhi, Etien Cani, Olsi alias Jorgo Leku dhe Klajdi Dokoli, do hetohen nga SPAK, raporton Ora News.
Akuzat kundër tyre janë “Vrasje në rrethana cilësuese” kundër dy personave, “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarit”, “Grup i strukturuar” kriminal dhe Kryerja e veprave penale në formën e “Grupit të Strukturuar kriminal”.
Momentalisht për këtë krim të dyfishtë të ndodhur në 15 gusht 2012 në Elbasan, vijon të jetë në kërkim Florenc Çapja, ndërsa personat e tjerë janë arrestuar.
Në ditët në vijim pritet ekstradimi nga Greqia i Olsi alias Jorgo Lekut, i cili ka marë pjesë direkt në vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit. Më herët SPAK, kërkoi tërheqjen e akteve hetimore, ndërkohë vendimi për transferimin e dosjen erdhi pas arrestimit të Ardjan Çapjas dhe “ushtarit” të tij, Ardi Çekani.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Ещё видео!