Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se delegacioni i Serbisë shkon me “besimin më të madh” në Bruksel, ku më 19 korrik do të mbahet raundi i radhës i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. “Duam të bisedojmë, t’i zgjidhim problemet konkrete, nga personat e zhdukur e gjithçka tjetër. Mendoj se përparimi është i nevojshëm, por nëse është i mundur, do ta shohim”, tha Vuçiç. Një ditë më herët, Bashkimi Evropian - si ndërmjetësues i dialogut - konfirmoi se raundi i ri i bisedimeve në nivelin më të lartë politik do të mbahet më 19 korrik. “Ky takim i nivelit të lartë do të përqendrohet në diskutimet për përparimin e bërë, për hapat e ardhshëm në dialog, i cili është i rëndësishëm për perspektivën evropiane të Kosovës dhe Serbisë”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. Takimi do të jetë i dyti midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Në takimin e 15 qershorit, dy zyrtarët nuk ranë dakord për asgjë por pranuan të vazhdonin takimet. Mosmarrëveshjet mes tyre kanë të bëjnë sidomos me forminin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Kurti ka thënë më herët se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion një-etnik. Pala serbe këmbëngul që Kosova duhet ta zbatojë marrëveshjen për Asociacionin. Pala kosovare, në anën tjetër, thotë se ka një numër marrëveshjesh të arritura në dialog, që pala serbe nuk i zbaton në mënyrë të duhur, përfshirë, sipas saj, marrëveshjen për kontrollin e kufirit, njohjen e diplomave, lirinë e lëvizjes e të tjera.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#AleksandarVuçiç#Bruksel#TopChannel
Ещё видео!