29-vjeçari, Arjon Hasaj ka marrë përsipër autorësinë e vrasjes së Ramazan Matajt në makinën e tij natën e së dielës në fshatin Dragoç të Shkodrës.
Para hetuesve ai ka rrëfyer se shkak për vrasjen është bërë një lidhje e vazhdueshme që 33-vjeçari kishte me motrën e tij, e cila sipas tij ishte bërë shkak për prishjen e dy martesave të saj.
“Unë jam personi që e kam vrarë shtetasin Ramazan Mataj. Prej 6 vitesh ai kishte një lidhje me motrën tonë. Ramazani është personi që i ka prishur dy martesa motrës në 6 vitet e fundit. Ai këtë histori ia ka treguar shumë personave në fshat dhe më gjerë ndërsa është personi që divorcoi dy herë motrën tonë. Madje ka shpërndarë edhe disa video tek ish-burri i dytë dhe tek njerëz të tjerë në fshat në momente intime me motrën”, ka deklaruar Hasaj.
29-vjeçari ka treguar edhe mënyrën sesi e futi në kurth viktimën përmes një profili fals në rrjetet sociale.
“Unë hapa një llogari false në Instagram me emrin e një vajze dhe lashë një takim me Ramazan Mataj. Ai erdhi dhe aty e qëllova me armë zjarri. Më pas armën e fsheha disa metra më tutje nga vendi ku e vrava. Pas vrasjes jam larguar me biçikletë drejt banesës”, tha autori.
Ndërsa vëllai i tij, Klinsman Hasa, gjithashtu i arrestuar nga policia, nuk ka pranuar faktin se ka ndihmuar apo që ka patur dijeni për vrasjen e kryer nga vëllai i tij.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!