Ministri i Jashtëm i Polonisë tha se Evropa po rrezikonte të zhytej në luftë ndërkohë që Moska thotë se përpjekjet për zgjidhje diplomatike do të vazhdojnë, duke bërë të ditur njëkohësisht se ekspertët e saj ushtarakë po përgatisnin alternativa nëse tensionet mbi Ukrainën nuk shuhen. Ambasadori amerikan në OSBE Michael Carpenter tha pas bisedimeve me Rusinë në Vjenë, se Perëndimi duhet të përgatitet për një rritje të mundshme të tensioneve me Moskën. "Daullja e luftës po bie fuqishëm dhe retorika është bërë mjaft e mprehtë", u tha ai gazetarëve. Rusia tha se dialogu do të vazhdonte, por po shkonte drejt një rruge pa krye, duke iu referuar përpjekjeve të saj për të bindur Perëndimin që të mos lejojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO-n si dhe të zhbëjë dekada të tëra zgjerimi të aleancës në Evropë, kërkesa këto që Shtetet e Bashkuara i kanë quajtur të papranueshme. "Në këtë fazë (që jemi) është vërtet zhgënjyese", u tha gazetarëve ambasadori rus Alexander Lukashevich pas një takimi të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), përpjekja e tretë në një seri bisedimesh Lindje-Perëndim këtë javë. Ai paralajmëroi për ‘pasoja të mundshme katastrofike’ nëse të dyja palët nuk mund të bien dakord për atë që Rusia e ka quajtur ‘vijë e kuqe’ lidhur me sigurisë. Ai shtoi se megjithatë Moska nuk kishte hequr dorë nga diplomacia dhe madje do ta përshpejtonte atë. Komentet e zyrtarëve rusë pasqyrojnë një model të njohur Moskës, e cila thotë se dëshiron të vazhdojë me përpjekjet diplomatike, por që refuzon thirrjet për të ndalur grumbullimin e trupave ushtarake të saj pranë Ukrainës ndërsa paralajmëron për pasoja, të cilat nuk i ka specifikuar, mbi sigurinë perëndimore nëse kërkesat e saj nuk merren parasysh.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Polonia#Lufta#TopChannel
Ещё видео!