Vazhdojnë diskutimet gjatë mbledhjes së komisionit të ligjeve mbi ndryshimet që janë bërë në statusin e gjyqtarit.
Ka qenë deputeti Bashkim Fino, që ka deklaruar i revoltuar se tetë gjyqtarë marrin pagë më të lartë se Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe kjo është absurde.
Fino është shprehur se ka gjithë jetën economist dhe kjo formë nuk i duket e drejtë.
‘Të tetë gjyqtarët marrin pagë më të lartë se Presidenti i Republikës. Nuk jam kundra, po të japësh një pagë më të lartë se Presidenti i Republikës dhe të thuash këto këtu janë probleme, mua më duken shumë absurde. Unë kam gjithë jetën e ekonomist dhe kështu nuk bëhet. E kemi vënë në vështirësi qeverinë kur kemi marrë këto vendime, po ta vëmë prap. Ky është një diskututim parimor që bëj unë dhebnuk ma mbush mendjen njeëri’, tha Fino.
Ещё видео!