[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Bordi i Entit Rregullator të energjisë po merr në shqyrtim mundësim për të unifikuar tarifat e çmimit të energjisë elektrike te konsumatori fundor, kjo le të hapur mundësinë që çdo konsumator familjar që shpenzon më pak se 300 kilovat orë në muaj të paguajë më shtrenjtë faturën e energjisë elektrike.Burime konfidenciale thonë për Vizion Plus se ky vendim pritet të merret në 6 mujorin e dytë të këtij viti, dhe synimi kryesor do të jetë shmangia e abuzivitetit që mund të ndodhë nga ana e faturistëve të CEZ gjatë kohës që ata lexojnë matësin. Në Shqipëri çmimi i energjisë elektrike për familjarët por edhe për bizneset është i ndarë me fasha. Fasha e parë aplikon një tarfië prej 7.7 lekësh për të gjithë ata që nuk i kalojnë 300kilovat orët, dhe mbi këtë sasi, çdo kilovat më tepër faturohet me 13.5 lek.Të njëjtat burime konfirmojnë gjithashtu se tarifat do të shkojnë drejt një mesatareje çmimi mes 7.5-ës dhe 13.5 lekëshit. Në këtë mënyrë pjesa që do ta vuajë më shumë këtë ndryshim do të jenë familjet e varfra dhe ata të cilët përpiqen të kursejnë më shumë energjinë elektrike. Sipas të dhënave që disponon Enti Rregullator i Energjisë, nga 900 mije abonentë familjarë, 750 mijë konsumojnë më pak se 300 KW orë në muaj. 2009-ta ishte viti i fundit kur u rritën tarifat e energjisë për konsumatorët, nga një mesatare prej 5.7 lekësh, ne 9.3 lek. Por ky grafik këtu tregon qartë se megjithëse çmimet u rritën, nuk pati të njëjtën rritje edhe arkëtimi i energjisë elektrike. Me sa duket e vetmja mënyrë që ende dhe sot mbetet sfidë e hapur në këtë sektor është lufta kundër informalitetit. Një pjesë e mirë e qytetarëve nuk paguajnë faturat dhe një pjesë tjetër merr energji me anë të lidhjeve të jashtëligjshme.
Ещё видео!