Vëllai i viktimës: Pa t’i vrarë 4 familjarë, nuk shkoj në varr
1 ditë ka zgjatur arratia e Ramis Micit, 37 vjeçarit që masakroi me thikë bashkëjetuesen e tij, Jetlira Elezi.
Ngjarja e rëndë dyshohet se ndodhi për motive xhelozie, me viktimën që vetëm pak ditë më parë kerkoi urdher-mbrojtje nga policia pas zënkave që kishte me bashkëjetuesin e saj.
Për shkak të konflikteve të ditëve të fundit ata jetonin në një banesë por në dhoma të ndryshme, megjithatë as kjo nuk e shpëtoi nga vdekja Jetlira Elezin nënë e dy fëmijëve nga martesa e mëparshme.
Vrasja e 37 vjeçares ka nxehur gjakrat e familjes së saj. I vëllai Jetlirës, përmes një statusi në rrjetet sociale ka paralajmëruar autorin për hakmarrje.
‘Pa ti vra 4 pjestar familje as ke varri s’kam për t’i shku nëse s’ju vras. Fiksoje këtë datën e sotme se të afërmit e mi po vuajnë të gjithë nga ajo që ti shkaktove sot… Po mos harro se të njëjtën vujtje do kesh dhe ti, që nga fëmijët e te i madhi sa ta marr vesh ku jeni tu hongër bukë direkt kam me ardh se mzin gjaku e shpirti për mrena 4 koka e maje men!’.
Lidhur me këtë paralajmërim për hakmarrje, burime nga policia e Elbasanit bëjnë me dije se kanë nisur verifikimet për statusin e bërë nga vëllai i viktimës.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!