Dy grupe të rinjsh fillimisht u rrahën dhe u goditën me thika me njëri-tjetrin në një lokal në Levan mbrëmjen e së shtunës. Për pasojë 4 persona mbetën të plagosur nga përleshja me sende te forta.
Sherri ndodhi mes vëllezërve Gazmend dhe Daniel Braçi dhe Aldo e Gentjan Zhapaj. Katër të plagosurit nga sherri u dërguan nga të afërmit e tyre në Spitalin e Fierit, por konflikti vazhdoi edhe aty.
Dy të plagosurit me thikë u trasportuan të parët drejt repartit kirurgjik, ndërsa Aldo dhe Gentjan Zhapaj po mjekoheshin në urgjencën e spitalit. Në këto momente në urgjencë mbërritën edhe vëllezërit Braçi. Njëri prej tyre, Gazmendi, sulmoi fizikisht babain e të plagosurve, Aleksandër Zhapaj, ndërsa tjetri, Danieli i rrëmbeu armën një polici dhe qëlloi dy herë mbi 51-vjeçarin.
Pas kësaj, vëllezërit Braçi u larguan me shpejtësi, ndërsa policia blindoi Spitalin e Fierit dhe ndaloi të plagosurit. Gazmend dhe Daniel Braçi u arrestuan në orët e para të mëngjesit të së dielës. Të arrestuarit janë gjithsej 5 nga të dyja palët. Ata akuzohen për vrasje me dashje të mbetur në tentative dhe armëmbajtje pa leje. Vëllezërve Braçi u është shtuar edhe akuza e goditjes për shkak të detyrës së punonjësit të policisë.
Ещё видео!