Bashkimi Evropian ka ftuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç që të takohen në Bruksel për të diskutuar në kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga blloku, në mënyrë që të shmangen tensionet si ato të së dielës në veriun e Kosovës.
Por, zyrtarët në Bruksel nuk dhanë ndonjë afat se kur mund të ndodhë takimi, ndërsa në Prishtinë dhe në Beograd flasin për pjesën e dytë të muajit gusht.
Zyrtarë të qeverisë së Kosovës thanë se “një takim i radhës, pritet të bëhet në javën e tretë të këtij muaji”. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha të martën në mbrëmje se do të shkojë në takim në Bruksel me 18 gusht por se nuk priste asgjë nga bisedimet me kryeministrin Kurti. "Do të shkoj në Bruksel, por nuk pres asgjë. Kushdo që mendon se me Kurtin ka gjasa të ruhet paqja, e ka shumë gabim”, tha presidenti serb.
Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se kurdo që merr ftesë nga Borrell është i gatshëm të shkojë në Bruksel. “Ne jemi për dialog të përgatitur mirë, parimor, të balancuar drejt një marrëveshje ligjërisht të obligueshme që bën normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të përqendruar në njohjen reciproke. Gatishmëria nga ana jonë ekziston", tha ai.
Ftesa për dialog erdhi në kohën e rritjes së tensioneve në Kosovë, pasi serbët lokalë vendosën barrikada në veri të vendit, duke bllokuar rrugët që çonin në pikat kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe Bërnjak. Serbët kundërshtuan dy vendime të Qeverisë së Kosovës, që kishin të bënin me targat dhe dokumentet serbe, por më 1 gusht barrikadat u hoqën dhe Kosova shtyu zbatimin e vendimeve deri në shtator.
Duke folur për tensionet në veri të Kosovës, Vuçiç tha se shteti ishte “një hap larg katastrofës” dhe paralajmëroi se përgjigja e Serbisë do të ishte e ndryshme nëse serbët do të sulmoheshin. Vuçiç tha se autoritetet serbe “do ta punojnë për paqen dhe luten për paqe”, por ata “nuk do të lejojnë askënd që të keqtrajtojë” qytetarët serbë.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#AleksandarVuçiç#AlbinKurti#TopChannel
Ещё видео!