Njëri pas tjetrit, me bagazhet e tyre nëpër duar, 12 emigrantët që u akomoduan për 2 ditë në Gjadër hipën në anijen “Guardia Costiera”, për t’u kthyer në Itali. Nisja u bë rreth orës 9:30 të kësaj të shtune drejt portit të Barit, në zbatim të një vendimi të shpallur të premten nga Gjykata e Romës, seksioni për migracionin që nuk aprovoi mbajtjen e tyre në qendrën e Gjadrit dhe as dëbimin e tyre në vendet e origjinës edhe pse kërkesat e tyre për azil u rrëzuan.
Ky vendim i drejtësisë italiane, sipas shpjegimit të gjykatës është mbështetur në një vendim të Gjykatës Europiane të Drejtësisë dhënë në 4 tetor të këtij viti për një shtetas moldav të dëbuar nga Republika Çeke.
Vendimi i Gjykatës së Romës nuk ka lidhje në thelbin e vet me marrëveshjen e lidhur mes dy qeverive. Sipas këtij arsyetimit të vendimit, kthimi i tyre në Itali duhet të bëhet për arsye të pamundësisë për të konsideruar vendet e tyre të origjinës, në këtë rast Bangladeshin dhe Egjiptin, si vende terësisht të sigurta.
Grupi i parë i emigrantëve mbërriti mëngjesin e së mërkurës në bazë të marrëveshjes Rama-Meloni të nëntorit të vitit të kaluar. Nga 16 prej tyre, 4 u kthyen mbrapsht po atë ditë për shkak se 2 u konsideruan të mitur ndërsa 2 të tjerë kishin probleme shëndetësore.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!