Lajme Arkiva 2008
Bamir Topi: “Të dashur bashkëkombës, të dashur qytetarë të Shqipërisë. Në këtë mbrëmje të veçantë për mbarë botën kam privilegjin e madh të komunikoj me ju, të bëhem pjesë e festës tuaj, të ndaj kujtime me ju të vitit që po lëmë pas dhe të shkëmbejmë së bashku dëshirat e bukura për vitin e ri që po troket në jetën tonë. Vitet lënë pas natyrshëm njëri-tjetrin, me dëshirën që vitin që vjen të jetë më i bukur se ai që largohet. Të gjithë ne bëhemi pjesë e kësaj tradite njerëzore dhe shpirtërore. Këtë mbrëmje të fundit të një viti që mbaron, shumë të rëndësishëm shpreh mirënjohje për besimin që keni pasur dhe mbështetjen që më keni dhënë dhe pohoj detyrimin dhe premtimin për të qenë gjithmonë më pranë jush. Gjatë vitit 2008 përjetuam së bashku emocionet dhe gëzimet e dy ngjarjeve të mëdha historike për kombin tonë, pavarësinë e Kosovës dhe ftesën e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Të gjithë shqiptarët ndjejnë gjatë vitit që kaloi shumë krenari. Ata ndjenë veten më afër me njëri-tjetrin, por sidomos më afër demokracisë dhe demokracive perëndimore. Ndamë me partnerët tanë më shumë përgjegjësi për paqen, sigurinë dhe për të ardhmen e njerëzimit. Duke u bërë pjesë e shqetësimit dhe e dhimbjes qytetare. Uroj që një ngjarje tragjike si ajo e Gërdecit dhe fatkeqësi të tjera njerëzore apo natyrore dhe fenomene negative, mbeten vetëm kujtime dhe mësime të një viti që po largohet. Viti 2009 të dashur bashkatdhetar është viti i sfidave të mëdha për Shqipërinë dhe shqiptarët. Anëtarësim me të drejta të plota në NATO është momenti historik, që duhet vlerësuar me përgjegjësi dhe realizëm. Kjo fitore ju takon juve, kontributit tuaj në vite, mundit djersës së gjithë shqiptarëve, përpjekjeve të gjithë atyre që nuk u bënë asnjëherë pjesë e diktaturës dhe instrumenteve të saj, por pjesë e vizionit perëndimor dhe dëshirës për të jetuar të lirë. Bëj thirrje sot për më shumë përkushtim politik, në shërbim të kësaj dite të qytetarisë që viti 2009 të quhet viti i shqiptarëve. Të gjithë së bashku të përdorim energjitë tona për tu shkëputur nga tranzicioni i lodhshëm nëpërmjet shenjtërimit të institucionit të votës së lirë. Vota e lirë dhe zgjedhjet e pa kontestuara janë themelet dhe parimet e botës së qytetëruar, të cilës të gjithë ju dëshironi të bëheni pjesë e pandarë. Zgjedhjet parlamentare të vitit që vjen duhet të përgatiten për të festuar e jo për tu ndeshur. Askush nuk ka të drejtë të prishë të këtë festë tuajën, këtë festë të demokracisë dhe të lirisë. Viti 2009 duhet të na ndërgjegjësojë të gjithëve që rruga drejt BE-së është gjithashtu rruga e një shoqërie dhe ekonomie të hapur dhe të integruar. Politikat tona ekonomike, fiskale dhe sociale duhet natyrshëm tu shërbejnë qytetarëve tanë për të lehtësuar pasojat e mundshme të krizës ekonomike ndërkombëtare të këtij viti sado të vogla qofshin ato. Për një vit të ri të bukur për Shqipërinë e shqiptarët të dashur, të begatë, e të rëndësishëm, të suksesshëm, realizim të ëndrrave dhe dëshirave simbol të vlerave dhe të lirisë vjen urimi im në këtë ndërrim vitesh. Respekti i thellë për të dashurit tanë, të cilët do të na mungojnë në festat tona, për dashurinë, fjalët, zërin dhe praninë e tyre të pazëvendësueshme. Të bëhen pjesë e kujtimeve tona ta pashlyeshme në këto çaste të jetës tonë. Dëshiroj që urimi im për vitin që vjen të sjellë ngushëllim, gëzim, shpresë dhe lehtësim për të gjitha ata që ndihen viktima të varfërisë, të mungesës së familjes dhe kujdesit, të pabarazisë shoqërore, të padrejtësisë dhe dhunës sociale. Për të gjithë ata të pamundur në spital apo në klinika larg familjeve të tyre. Në këtë festë të dashur familjare, urimi im bëhet pjesë e padurimit të fëmijëve, dëshirave të të rinjve, përkujdesit të prindërve dhe përkushtimit të gjyshërve dhe gjysheve..../tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!