Makarona furre me pulë dhe perime
Përbërësit:
1 qepë e madhe
2 thelpinj hudhër
500 gr fileto pule
2 speca me ngjyrë
1 lugë gjelle salcë domate
1 lugë çaji kumin
2 lugë gjelle majdanoz i grirë
Kripë dhe piper i zi
400 gr makarona (pene)
60 gr djath i integruar
125 gr djath mozzarella
Beshameli:
70 gr gjalp
4 lugë gjelle miell
1 litër qumësht
Kripë, piper dhe arrë moskat
Përgatitja:
Në një tigan të thellë ngrohim vajin vajin dhe kaurdisim për 5 minuta qepën të prerë në kubikë, hudhrën e copëtuar, fileton e pulës të prerë në kubikë të vegjël. Më pas shtojmë specat e e prerë në kubikë të vegjël dhe i trazojmë. Shtojmë 1 lugë gjelle salcë domate, kumin, piper të kuq, majdanoz, kripë e piper të zi. Ndërkohë kemi vendosur një tenxhere me ujë të valuar e kripë dhe ziejmë makaronat për 9-10 minuta, 3-4 minuta më pak se minutazhi i zierjes.
Përgatisim beshamelin duke kaurdisur miellin me gjalp për 2-3 minuta. E shuajmë me qumësht duke tretaur me tel vezësh vazhdimisht deri sa beshameli të valojë. Shtojmë kripë, piper e arrë moskat. Kullojmë makaronat dhe i vendosim në një tas. I trazojmë me mishin e pulës që përgatitëm në tigan dhe I trazojmë së bashku.
Lyejmë tavën me pak beshamel. Shtrojmë një shtresë me pure dhe përzierjen. Hedhim gjysmën e beshamelit, spërkatim me djath dhe shtrojmë shtresën tjetër të makaronave me mish. E nivelojmë dhe e mbulojmë me beshamel. Spërkatim me djath dhe feta mozzrela e më pas e vendosim në furrë në temperaturën 200ºC për 20-25 minuta.
Ещё видео!