TIRANE - Drejtori i Policisë Rrugore në Policinë e Shtetit, Mitat Tole, në një intervistë për A1 Report, sqaroi procedurën e heqjes së pikëve nga leja e drejtimit shoferëve që kapen me shkelje. Sipas Toles është një kategori prej 48 shkeljesh për të cilat të hiqen nga 3 deri në 15 pikë. Shkelja më e rëndë cilësohet shkaktimi i një aksidenti dhe largimi nga vend i ngjarjes, për të cilën të hiqen 15 pikë nga 20 që përmban leja e drejtimit.
Personat që ndëshkohen me një masë plotësuese kur paraqiten në ambientet e organit administrative iu komunikohet edhe masa e heqjes së pikëve.
Dhjetë ditë pas hyrjes në fuqi pikëzimit të lejes së drejtimit pritet të shihen edhe ndëshkimet e para të heqjes së pikëve.
Pasi drejtuesve iu janë hequr pikët në mënyrë elektronike masa i përcillet edhe Drejtorisë së Shërbimit të Transportit rrugor që i administron në sistemin e saj.
Tole sqaron se tashmë edhe anëtarët e komisioneve që do të merren me verifikimin e shkeljeve të drejtuesve të mjeteve janë trajnuar dhe janë të gatshëm për të vijuar punën.
Drejtoria e Policisë rrugore ka kryer dhe vijon trajnimin e punonjësve të policisë që do të merren me administrimin dhe procedurën e heqjes së pikëve ndaj drejtuesve të mjeteve.
Drejtuesit e Policisë Rrugore kanë rritur pritshmërinë e sistemit të patentave me pike. Në vendet e tjera të BE-së dhe në SHBA, sipas statistikave ky sistem ka sjellë uljen e shkeljeve dhe veçanërisht të aksidenteve rrugore.
- See more at: [ Ссылка ]
Ещё видео!