Oleg Deripaska e ka kundërshtuar optimizmin public të Vladimir Putinit, me pohime që dalin kundër rrymës në raport me ekonominë e vendit dhe mbarëvajtjen e saj, të shumëpompuar nga Kremlini. “Duke nisur nga viti I ardhshëm, nuk do të ketë më para. Rusisë mund t`I mbarojnë fondet, mangësitë e të cilave kanë nisur të shgaqen që tani” mësohet të ketë thënë ai që njihet si oligarku I aluminit.
“Problemet tona nuk do të përfundojnë as në 2025-sën, që për mua është pika më e afërt e mundshme e një tkurrjeje të intensitetit të konfliktit actual”, vazhdon ai, në një referim ndaj fjalimit të mbajtur nga Putin në 21 shkurt ku I kishte drejtuar një apel oligarkëve që I kanë investuar kapitalet e tyre jashtë kufijve: “Kthehuni në shtëpitë tuaja dhe punoni me bashkëkombasit tuaj për të ndryshuar jetën e kombit tuaj”, ishte mesazhi I tij. Deripaska thotë se as kjo nuk do të mjaftonte.
“Na duhen investitorë të huaj. Nëse nuk do të garantojmë joshjen e tregjeve tona, do të vazhdojmë të ëndërrojmë deri në 2033-shin. Mendonim se ishim një vend europian. Tani, për të paktën 25 vitet e ardhshme, do të jemi të detyruar të reflektojmë mbi të shkuarën tonë aziatike”, është shprehur ai duke mos fshehur një lloj keqardhjeje në pohimet se bursa e Moskës, më parë këmbënte me dollar e euro, ndërsa tani pagesat bëhen vetëm me juanë. Deripaska la përshtypjen sikur po kritikonte edhe rrugën që Moska I ka imponuar ekonomisë ruse pasi tha se “kapitalizmi shtetëror është rruga drejt asgjësë, e drejt kësaj të fundit con edhe kthimi drejt një forme socializmi”.
Për manjatin 55 vjecar, themeluesi i gjigantit të aluminit ‘Rusal RUAL.MM’, është akuzuar se ka punuar dhe ish zyrtari i lartë i kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal, për të cilin thuhet se në këtë mënyrë, shkeli sanksionet amerikane ndaj Rusisë.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#OlegDeripaska#VladimirPutin#TopChannelNews
Ещё видео!