Vlorë - Si një prej institucioneve më të rëndësishme shëndetësore në jug të vendit, Spitali Rajonal i Vlorës do të pajiset edhe me shërbimin e kimioterapisë , një shërbim që synon t’i japë fund hallakatjes së pacienteve drejt kryeqytetit.
Sipas drejtores së Spitalit të Vlorës, Bruna Mersini, ky proces është i rëndësishëm, pasi është jashtë kushteve mjekesore që një pacient në kushtet e kimioterapisë të udhëtojë drejt Tiranës, por edhe për familjarët e tyre, të cilët duhet që shpeshherë të shoqëroheshin për shkak të shëndetit të dobët të pacienteve.
Sipas Mersinit, ky shërbim pritet të jetë funksional në Vlorë pas disa muajsh, ndërsa ka nisur puna për ristrukturimin dhe ndërtimin e një pavioni funksional . Ky është i dyti investim i rëndësishëm i Ministrisë së Shëndetësisë për Vlorën në harkun kohor të 2-viteve pas atij të skaner rezonancës.
Për më shumë klikoni në [ Ссылка ]
Ещё видео!