Dy persona kanë humbur jetën mbrëmjen e së mërkurës si pasojë e mbytjes në lum.
Një 22 vjeçar, I cili po peshkonte me shokët e tij në lumin Mat, ka rënë aksidentalisht në ujërat e rrëmbyeshëm, duke e marrë rrjedha e lumit dhe mos arritur të mbijetojë.
Skuadra e polumbarëve e Repartit Special RENEA, prej mbrëmjes së të mërkurës u përfshi në operacionin e kërkimit për gjetjen e 22-vjeçarit, dhe pas kërkimeve prej disa orësh në lumin Mat, nga shërbimet e Policisë dhe skuadra e polumbarëve e Repartit Special RENEA, u bë e mundur gjetja e trupit të pajetë të Valentin Nikolli, 22 vjeç, banues në Milot.
Ndërkohë po të mërkurën, rreth orës 18:25, shtetasi gjerman F. W., 72 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetase gjermane 66 vjeçe, kanë qenë duke vizituar me këmbë kanionin e Langaricës, në Përmet. Për shkak të prurjeve të mëdha të ujit, shtetasen A. S. e ka marrë rrjedha dhe për pasojë është mbytur, ndërsa bashkëshorti i saj ka mundur të dalë në breg.
Ndërkohë policia vijon punën për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të dy ngjarjeve.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Mat#Mbytje
Ещё видео!