Shërbimi i Urgjencës nuk do të mungojë për qytetaret e Kurbinit pas mbylljes së spitalit si pasoje e dëmtimit të godinës nga tërmeti i 26 nëntorit. Urgjenca është vendosur në ambientet e një qendre bamirësie në qytetin e Laçit.
Aty janë zhvendosur të gjitha pajisjet e nevojshme dhe urgjenca është vënë në funksion siç ka qenë më parë, për tu ardhur në ndihmë të gjithë pacienteve që do të kenë nevojë. Ndërsa sa i takon shërbimit spitalor për pacientet e planifikuar ata po asistohen në spitalin e Lezhës dhe të Tiranës.Urgjenca e Laçit do të jetë në qendrën e bamirësisë derisa të ndërtohen ambientet e reja në vendin ku urgjenca ka qenë më parë, pasi godina e spitalit të Laçit pritet të shembet plotësisht në ditët në vijim.
Ещё видео!