Këshilli Federal Gjerman ka marrë në shqyrtim një projekt rregullore të re, e cila parashikon njohjen e patentave shqiptare dhe kosovare.
Në përgjigje të kërkesës së Ministrisë Federale të Komunikimeve Digjitale dhe të Transportit, Këshilli Federal po merr në konsideratë disa ndryshime për lejet e drejtimi të automjeteve të emigrantëve shqiptarë të kosovës dhe Shiqpërisë. Pika kryesore e këtyre ndryshimeve është edhe konvertimi pa provim shtesë i të gjitha lejeve të drejtimit për drejtuesit e automjeteve që e kanë siguruar patentën nga vende si Shqipëria, Kosova, Moldavia, Britania e Madhe dhe Irlanda e Veriut.
Sipas draftit qeveria gjermane propozon njohjen e patentave nga Shqipëria pa provime në teori dhe praktike për pothuajse të gjitha kategoritë me përjashtim të patentave që i përkasin kategorisë AM.
Nëse miratohet kjo projekt rregullore pritet të kursejë së paku 1000 Euro për çdo emigrant. Ndryshimet priten të lehtësojnë jetën e mijëra emigrantëve që kanë ardhur nga Shqipëria dhe Kosova në Gjermani. Sipas rregullave të deritanishme për emigrantët rezidentë në Gjermani vlefshmëria e patentës skadonte pas gjashtë muajsh qëndrimi.
Projekt-rregullorja pritet të shqyrtohet më 26 janar në seancën e rregullt të Komisionit për Komunikime digjitale dhe Transporte. Nëse nuk ka propozime për ndryshime, rregullorja mund të miratohet në datën 11 shkurt, në seancën plenare të Këshillit Federal.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Gjermania#Procedurat#TopChannel
Ещё видео!