#rrezedielli #reporttv
Supë me perime të stinës
Përbërësit:
2 karrota
2 patate
2 kunguj
1 spec jeshil
1 spec i kuq
1 qepë
1 brokoli të vogël
1 lgj miell
1 tufë majdanoz
2 lgj gjalpë
Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht pastrojmë të gjitha perimet dhe i presim në kubikë të vegjël, ndërsa brokolin e ndajmë në lule.
Në një tenxhere kaurdisim me gjalpë qepën e grirë shumë imët. Pasi qepa të bëhet transparente shtojmë perimet dhe vazhdojmë kaurdisjen. Më pas shtojmë pak miell dhe buljon të ngrohtë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lëmë supën të ziejë për rreth 10 minuta. Në fund shtojmë bimë aromatike sipas dëshirës.
Ещё видео!