Kalimi i orëve po rëndon frikshëm bilancin e viktimave në Marok, pasi deri më tani janë regjistuar 820 të vdekur si pasojë e tërmetit shkatërrimtar, por pritet që nurmi të rëndohet edhe më shumë.
Lëkundjet e tokës shkatërruan ndërtesat, rrënojat e të cilave kanë zënë poshtë shumë persona. Të lënduar kanë mbetur edhe 672 persona, 205 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shënetësore.
Pamjet tregojnë momentet e tmerrit që kanë përjetuar banorët vendas dhe rrëzimin e ndërtesave të dëmtuara pas tërmetit.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA ka raportuar se epiqendra ishte në Malet e Atlasit të Lartë, 71 km në jug-perëndim të Marakeshit, në një thellësi prej 18.5 km. Tërmeti me magnitudë 6.8 ra në orën 23:11 me orën lokale të mbrëmjes së kaluar, gjithashtu ka pasur një paslëkundje me magnitudë 4.9.
Rrugët janë mbushur me pjesë të ndërtesave të shkatërruara, ndërsa njerëzit kanë vrapuar të alarmuar për të dalë në një vend të sigurt. Ka gjithashtu raporte për familje të bllokuara nën rrënojat e shtëpive të tyre dhe dëmtime në pjesë të Medinës së Marakeshit, një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
Spitalet janë të tejmbushura me të plagosurit, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të dhurojnë gjak. Vendasit e kanë kaluar natën në ambiente të hapura, kryesisht nëpër parqe, për shkak të frikës se vendi do të goditet nga një tjetër tërmet i fuqishëm.
Ndërkohë superfuqitë kanë ofruar ndihmë për Marokun, për të kapërcyer gjendjen e vështirë. Biden dhe Sunak njoftuan se vendet e tyre do të jenë afër popullit maroken në këto ditë të vështira.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Marok#Earthquake#TopChannelNews
Ещё видео!