Ndërhyrja në kohë e forcave të policisë ka bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të një konflikti me armë në Korçë.
Dy autorët e dyshuar të ngjarjes, L. Xh., 19 vjeç, dhe K. L., 16 vjeç, janë vënë nën prangat e policisë pasi këta shtetas janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin M. F. dhe gjatë konfliktit shtetasi K. L. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit M. F., pa shkaktuar dëme në njerëz dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Njoftimi i policisë/ Korçë
Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me armë.
U konfliktuan me pronarin e një lokali, vihen në pranga 2 autorët e dyshuar të ngjarjes, njëri prej të cilëve qëlloi në drejtim të lokalit me armë zjarri.
Sekuestrohet një pistoletë me municion luftarak.
Pas marrjes së njoftimit së në fshatin Moravë, Korçë, disa shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, njëri prej tyre dispononte dhe armë zjarri dhe si pasojë konflikti mund të përshkallëzohej në përdorimin e armëve të zjarrit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.
Falë reagimit në kohë u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorëve të dyshuar të ngjarjes, shtetasve L. Xh., 19 vjeç, banues në fshatin Moravë dhe K. L., 16 vjeç, banues në Korçë. Këta shtetas janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin M. F. dhe gjatë konfliktit shtetasi K. L. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit M. F., pa shkaktuar dëme në njerëz dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Në vijim të veprimeve të mëtejshme procedurale, forcat e Policisë, pasi ndaluan dy të rinjtë e lartpërmendur, kanë ushtruar kontroll në afërsi të vendit ku kishte ndodhur konflikti dhe si rezultat gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë me municion luftarak, të cilat dyshohet se i përkasin shtetasit K. L.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme hetimore.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Korçë#Arrestim#TopChannel
Ещё видео!