Lufta në Ukrainë ishte testi i parë i vërtetë i aftësisë së Bashkimit Evropian për të vepruar si një lojtar gjeopolitik. Ajo ishte një shans që BE-ja të tregonte se versioni i saj i qeverisjes mbi-kombëtare, mund të ofronte një alternativë të vërtetë ndaj botës së marrëdhënieve ndërkombëtare me qendër shtetin kombëtar.
Ky moment do të shënonte lindjen e një “Evrope gjeopolitike”, deklaruan liderët e BE-së pas pushtimit të Rusisë. Por pas 8 muajsh luftë, është e qartë se BE-ja ka dështuar në këtë test. Larg projektimit të një qëndrimi të unifikuar në skenën globale, vendet anëtare të BE-së po pretendojnë gjithnjë e më shumë të mbrojnë interesat e tyre kombëtare.
Për shembull, Gjermania dhe Franca po këmbëngulin që votimi unanim në Këshillin Evropian të zëvendësohet nga votimi i shumicës. Kjo do t’i jepte mundësi atyre të përdorin fuqinë e tyre ekonomike për të detyruar anëtarët më të dobët që të votojnë pro Parisit ose Berlinit në lidhje me çështjet kryesore.
Njëkohësisht, Polonia po bën thirrje për një “rrugë të menjëhershme e të shpejtë” të anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian. Kjo do t’i jepte mundësi Varshavës të udhëhiqte një bllok të Evropës Lindore brenda BE-së. Më rëndësi është edhe shfaqja e politikave tradicionale midis fuqive të ndryshme brenda unionit.
Tek e fundit, qëllimi fillestar i integrimit evropian, ishte që në fund të krijonte diçka të ngjashme me Shtetet e Bashkuara, një entitet mbi-kombëtar që do të ishte i aftë të fliste dhe të vepronte si një aktor i unifikuar në raport me çështjet globale. Shtetet anëtare të BE-së do të ruanin autoritetin mbi disa fusha politikash, ndërsa do t’ia linin vendimet
e mëdha strategjike një elite shumëkombëshe, teknokratike në Bruksel.
Gjermania u përgatit për një humbje të shpejtë të Ukrainës dhe për vazhdimin e biznesit si zakonisht me Moskën, gjë që e nxiti Berlinit të propozonte forma pothuajse qesharake mbështetjeje për Ukrainën përpara luftës, siç ishte dërgimi i 5000 helmetave dhe asnjë sasi armësh.
Hungaria premtoi mbështetje humanitare, por e bëri të qartë se nuk dëshironte as konflikt dhe as një fund të marrëdhënieve ekonomike me regjimin e Putinit. Ky ishte qëndrimi i mbajtur edhe nga Austria, me Vjenën që u angazhua për një qasje neutrale.
Ndërkohë, Polonia, vendet baltike dhe shtete të tjera të Evropës Qendrore u zotuan për një mbështetje pothuajse të pakushtëzuar për Kievin. Finlanda dhe Suedia aplikuan për anëtarësim në NATO menjëherë pas pushtimit, të vetëdijshëm se BE-ja do të ishte një aleancë jo e besueshme gjatë një konflikti ushtarak.
Ai që supozohej të ishte një moment përcaktues për Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë, e ka ekspozuar atë si një gjest bosh. Që nga shkurti i këtij viti, gati të 27 vendet anëtare të BE-së kanë ndjekur interesat e tyre kombëtare, duke përdorur në rastin më të mirë
kornizat e BE-së si mjete për ta bërë këtë.
Si për ta përkeqësuar më tej situatën, Komisioni Evropian i ka hedhur benzinë zjarrit me konfliktin e tij të vazhdueshëm mbi fondet vjetore që duhet të marrë Polonia dhe Hungaria. KE pretendon ende se të dyja këto
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#BE#Ukraina
Ещё видео!