Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
#oranews
Një prej studentëve të Juridikut të ngujuar në Fakultet tha për gazetaren e Ora News, Xhensila Demollaj, se është menduar qëndrim 24 orë me turne.
Studentët do të vendosin në dëshirën e tyre sesa do të qëndrojnë.
Studenti: Është bërë një mbledhje dje nga gjithë Fakulteti i Drejtësisë për dy çështje, bojkoti zyrtar që ka qenë një letër drejtuar Minsitrisë së Arsimit dhe Dekanatit, dhe shtyrja e sezoneve. Për të dyja është rënë dakord. Lidhur me ngujimin kemi vendosur bashkë se do jetë ngujim deri në plotësimin e të gjitha kërkesave. Qëndrimi është menduar 24 orë.
I pyetur nëse studentët po e konsiderojnë futjen në grevë urie, ai pati këtë përgjigje:
Studenti: Greva e urisë është menduar që në ditët e para si forma e fundit, por greva e urisë ka dhe pasojat e veta. Nëse këto pika nuk plotësohen mund të shkojmë deri në atë pikë, për kauzën ne do ta bëjmë.
Për më shumë lexoni në:
[ Ссылка ]
Ещё видео!