Raporti i përvitshëm i Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në botë thekson si probleme kryesore të Shqipërisë mangësitë me pavarësinë dhe integritetin e pushtetit gjyqësor; mungesën e mediave të pavarura dhe korrupsionin e vazhdueshëm në qeverisje, në organet e zbatimit të ligjit dhe në pushtetin lokal.
Në raportin që analizon vitin 2022 citohet se ndonëse Kushtetuta parashikon një gjyqësor të pavarur, “presioni politik, frikësimi, korrupsioni dhe burimet e kufizuara e penguan gjyqësorin të funksiononte plotësisht, në mënyrë të pavarur dhe efikase”.
Raporti vëren se ka pasur edhe përparim, duke përmendur Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) për të cilin thuhet se gjatë vitit të kaluar ka hetuar, ndjekur penalisht dhe dënuar zyrtarë të lartë dhe pjesëtarë të krimit të organizuar, të përfshirë në korrupsion.
Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se korrupsioni ishte i pranishëm në të gjitha degët dhe nivelet e qeverisjes, përfshirë prokurimet publike dhe partneritetet publik-private. Gjendja e mediave dhe trysnia ndaj saj përmendet si problem në raport.
“Rrjedhjet e të dhënave në lidhje me pagat në Dhjetor 2021 dhe Janar 2022 sugjeruan se disa gazetarë dhe media të njohura morën pagesa direkte nga kompanita e kontraktuara për ndërtimin e inceneratorëve, kompanitë e të cilave ishin nën hetim si të dyshuara për korrupsion dhe mashtrim”.
Një vend të veçantë zënë edhe zgjedhjet e 2021-it për të cilat thuhet se Misioni Ndërkombëtar të Vëzhguesve vlerësoi se ato ishin të organizuara mirë, por partia në pushtet siguroi avantazhe të rëndësishme nga fakti i të qenit pushteti i saj, nga kontrolli mbi administratën vendore dhe nga keqpërdorimi i burimeve administrative.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!