SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Një vajzë 28-vjeçare ra në prangat e Policisë së Tiranës, ndërsa vëllai i saj 23-vjeçar u shpall në kërkim. Shkak është bërë biznesi i tyre, një qendër masazhi në “Astir” në të cilën ushtrohej dhe prostitucion.
Kjo qendër në rrugën Aleksandri i Madh, administrohej nga 23-vjeçari Kristos Halili, ndërsa motra e tij 28-vjeçarja Kristiana Halili, shfrytëzonte për prostitucion një punonjëse 20-vjeçare.
Edhe kjo e fundit, u arrestua nga policia për ushtrim prostitucioni. Gjatë operacionit që u kodua “Extra”, autoritetet sekuestruan edhe 60 500 lekë të rinj, që dyshohet të jenë të përftuara nga kjo veprimtari e kundërligjshme.
Qendra e masazhit, është hapur fillimisht në 10 mars të vitit të shkuar. Në objekt të punës kishte funksionimin si qendër estetike, por policia arriti të zbulojë se atyre ofroheshin edhe shërbime seksuale kundrejt pagesës.
Klan News
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!