Jo të gjithë i gëzohen ardhjes së pranverës e çeljes së luleve. Shumë persona I drejtohen mjekut për shkak të alergjive të stinës.
Polenët sipas mjekes alergologe imunologe në spitalin Hygeia, në Tiranë Maria Zoto janë shkaktarët kryesor të tyre.
Shenjat që pacientët po shfaqin janë të ndryshme dhe mjekja thotë se po zgjasin më shumë në kohë.
“Simptomat që shfaqen janë rrufa, bllokimi i hundëve, skuqja e syve, por jo rrallë këto simptoma shoqërohen dhe me vështirësi në frymëmarrje, janë rastet më të shpeshta. Ekspertët thonë se me ngrohjen e temperaturave dhe me ndryshimin e kushteve atmosferike po ndryshon me një ose dy dit ky raport, po rritet niveli i poleneve që rrjedhimisht çon dhe me rritjen e kohëzgjatjes së simptomave”, ka thënë mjekja.
Personat që vuajnë nga alergjitë sipas mjekes alergologe – imunologe në Spitalin Hygeia në Tiranë Maria Zoto duhet të bëjnë kujdes në disa aspekte.
“Duke qenë se piku i poleneve vihet re që të kapet gjatë orëve të para të paradites është koha që duhet që të shmangim vendin me shumë bimësi dhe të bëjmë ajrosjen e shtëpisë paradite dhe pasdite”, ka thënë ndër të tjera alergologjia imunologe Zota.
Nëse pacientët nuk arrijnë të kontrollojnë dot simptomat përmes këtyre masave mjekja ju sugjeron konsultën me specialistin. Riniti alergjik në Europë prek rreth 60% të popullsisë, 15-20% e qytetarëve vuajnë nga forma të rënda të sëmundjes dhe kanë nevojë për ndihmën e mjekut. /abcnews.al
Per informacionet me te fundit klikoni:
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
Subscribe kanalin tone ne: youtube:[ Ссылка ]
#abcnews #abcnewsalbania
Ещё видео!