Kryeministri Sali Berisha ka propozuar qe votimi i 3 ligjeve qe janë kusht për marrjen e statusit te vendit kandidat te realizohet nëpërmjet referendumit. Këtë propozim lideri i maxhorances e ka bere ne faqen e e tij zyrtare ne rrjetin social Facebook. "Sot po ju drejtohem për te kërkuar mendimin tuaj për një vendim jetik për çdonjërin prej nesh, fëmijët tanë, te sotmen dhe te ardhmen tone europiane. Ky vendim është miratimi me referendum i tre ligjeve qe kërkohen për marrjen e statusit te vendit kandidat për anëtare te BE nga Shqipëria."
Ne propozimin e tij kryeministri ka sulmuar rivalin politik Edi Rama se për interesa personale bllokoi votimin e ligjeve. Sipas kryeministrit Berisha 3 ligjet nuk do te votohen as pas zgjedhjeve te 23 qershorit pasi Rama ne pozicionin e humbësit do te përsërisë qëndrimin e vitit 2009. Kushtetuta e republikës se Shqipërisë ne pjesën e 11 qe flet për referendumet , neni 150 pika 2 sanksionon se:" Kuvendi, me propozimin e jo më pak se një së pestës së deputetëve ose me propozimin e Këshillit të Ministrave, mund të vendosë që një çështje ose një projektligj i një rëndësie të veçantë të shtrohet në referendum." Por propozimi i kryeministrit për zgjidhjen e ngërçit për statusin duket se nuk mund te realizohet këtë vit. Ne kodin e vitit 2003, pjesa e 9 ku janë parashikimet ligjore për zhvillimin e referendumeve thuhet se: " Nuk mund të zhvillohet referendum kushtetues ose i përgjithshëm gjatë periudhës nga gjashtë muaj para përfundimit të mandatit të Kuvendit, deri tre muaj pas mbledhjes së parë të Kuvendit të ri." Meqenëse zgjedhjet parlamentare janë ne 23 qershor dhe Kuvendi i ri mblidhet ne fillim te muajit shtator referendumi për miratimin e ligjit për Gjykatën e Larte, për nëpunësin civil, dhe për ndryshimin e rregullores se kuvendit nuk mund te zhvillohet këtë vit. Kjo nuk është hera e pare qe kryeministri Berisha propozon zhvillimin e një referendum, vjet ne gusht lideri i maxhorances propozoi kufizimin e imunitetit nëpërmjet referendumit ; iniciative nga e cila u tërhoq pas arritjes se kompromisit me opozitën, Ndërkaq disa aktiviste te shoqërisë civile kane vendosur një tabele elektronike pranë ambienteve te kryesisë se Kuvendit ku tregohet se sa është vonuar vendi ynë ne procesin e integrimit dhe nëpërmjet se cilës i bëjnë thirrje deputeteve te votojnë 3 ligjet qe i duhen Shqipërisë për marrjen e statusit te vendit kandidat.
Ещё видео!