Ministria libaneze e shëndetësisë konfirmoi se gjashtë persona u vranë mëngjesin e sotëm nga sulmet ajrore izraelite në qytetin Nabatieh në jug të vendit. Në mesin e viktimave, sipas BBC, është edhe kryetari i bashkisë së qytetit, i cili po merrte pjesë në një takim të ekipit të krizave që po mbahej në një godinë të komunës. 43 persona të tjerë u plagosën.
Zyra e kryeministrit libanez e akuzoi Izraelin se e ka shënjestruar "qëllimisht" mbledhjen e këshillit bashkiak. Guvernatori lokal i tha gjigandit mediatik anglez se shteti hebre goditi njëkohësisht edhe "dhjetëra" objektiva të Hezbollahut në zone…
Sulmet erdhën pasi më herët, Izraeli iu rikthye për të parën herë pas pesë ditësh bombardimeve në Bejrut. Argumenti i Tel Avivit ishte se ka pasur në objektiv "armët strategjike" të fshehura nga Hezbollahu nëntokë. Goditja e kryeqendrës së Libanit erdhi pavarësisht paralajmërimeve të Shteteve të Bashkuara, që e deklaruan hapur se e kundërshtojnë shkallën e sulmeve izraelite në këtë qytet.
Irani sakaq, përmes ministrit të tij të jashtëm Abbas Araghchi, e njoftoi shefin e Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, se Teherani është gati për përgjigje “të vendosur”, nëse Izraeli sulmon Republikën Islamike në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmit të saj me raketa në 1 tetor. Lindja e Mesme vazhdon të jetë e alarmuar nga përshkallëzimi i mundshëm i luftës teksa Izraeli lufton grupet e mbështetura nga Irani, Hezbollahun në Liban dhe Hamasin - grup palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian - në Gaza.
Hezbollahu, grup militant dhe parti politike që kontrollon pjesën më të madhe në jug të Libanit, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, derisa Bashkimi Evropian e ka në listë të zezë vetëm krahun e armatosur, por jo partinë, e cila ka ulëse në Parlamentin e Libanit.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Liban#Israel#TopChannelNews
Ещё видео!