Aspirina mbetet padyshim zbulimi më i mirë në fushën e farmakologjise, por shkencëtarët amerikanë së fundmi kanë hedhur poshtë teorinë se ajo duhet përdorur çdo ditë pas moshës 40-vjeçare.
"Kongresi botëror i kardiologjisë vjen me 3 studime, të cilët pasi kishin përdorur aspirinën për një kohë të gjatë, nuk gjetën asnjë aftësi të saj për të parandaluar sëmundjet e zemrës apo të trurit, apo dhe kancerit, por përkundrazi gjetën tendenca hemorragjike".
Duke parë riskun që ajo mbart në moshat e mesme dhe të treta, ekspertët thonë që ajo duhet marrë vetëm me rekomandim nga mjeku.
"Mbi moshën 40 vjeç aspirina nuk mund të përdoret gjerësisht, por natyrisht do përdoret pasi mjeku ka bërë një balancë midis përfitimeve të saj dhe rrezikut të hemorragjive, aspirina mund të përdoret".
Aspirina, e konsideruar si preparati më i mirë, ndër vite është përdorur për trajtimin e dhimbjes. Ajo jepet në farmaci pa rekomandimin e mjekut.
Tv Klan
Ещё видео!