Projekti për rindërtimin e Bashkisë së Elbasanit është bërë objekt akuzash e kundërakuzash mes Partisë Demokratike të këtij qytetit vet Bashkisë që drejtohet nga Gledian Llatja. Sipas degës së PD-së në këtë qytet, drejtuesit e pushtetit vendor në këtë qytet po prishin godinën e vjetër të bashkisë për të ndërtuar një godinë të re të shoqëruar me një kullë dhe mbi të gjitha në mungesë të plotë të transparencës.
“Akti i fundit i rilindësve ishte që të ndërtonin një bashki me kullë. Pas teatrit me kullë, pas stadiumit me kullë, vepra e fundit e Rilindësve në ikje është një bashki me kullë. Dilema është kullë me bashki apo bashki me kullë? Janë 3500 m2 të vjedhura sipërfaqe publike për t’i dhënë privatit”.
Por ndaj këtyre akuzave ka reaguar Bashkia e Elbasanit e cila thekson se nuk bëhet fjalë për rindërtim, por për një rikonstruksion të godinës aktuale dhe se projekti është miratuar me vendim të Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës në vitin 2009 gjatë kohës kur qeverisnin demokratët.
“Ky vendim është miratuar nga Kryeministri dhe kryetari i KRRTRSH-së asaj kohe Sali Berisha. Projekti i asaj kohe, viti 2009 ka përcaktuar godinën e bashkisë me 7 kate dhe i gjithë objekti do të shërbejë për zyra. Në po këtë zonë me vendim nr. 14 datë 13.01.2009 kryetari i KRRTRSH-së asaj kohe Sali Berisha ka firmosur edhe zhvillimin e mëtejshëm të zonës me ndërtime objektesh banimi dhe biznes 10 dhe 14 katëshe”.
Fill pas kësaj deklarate ka reaguar sërish PD Elbasan e cila e ka cilësuar të pavërtetë deklaratën e bashkisë se ky projekt është miratuar që në kohën e kryeministrit Sali Berisha. Sipas sekretarit Blendi Himçi vendimet e mëparshme të kohës së qeverisjes së PD-së për qendrën e Elbasanit janë shfuqizuar në vitin 2016 nga qeveria Rama. Gjithashtu ai ka hedhur poshtë faktin se ky projekt është miratuar nga anëtarët e djathtë të Këshillit Bashkiak, duke theksuar se vendimet e KRRT-së nuk kalojnë në këshillat vendore.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!