Viti i Ri shihet si një mundësi për një fillim të ri, e për këtë qëllim, dëshira e madhe është të lihen pas të këqijat e vitit që po kalon e t`i hapet dera fatit e mbarësisë në vitin që po hyn. Popuj me zakone e tradita të ndryshme kanë krijuar në rrjedhën e kohës besimin se përmes disa riteve të thjeshta, mund ta ndihmojmë veten që Viti i ri të hyjë vërtet me këmbë të mbarë.
Kështu, në Amerikën Latine bësojnë se duke mbajtur një valixhe bosh në shtëpi natën e ndërrimit të viteve, viti i ri do të jetë i mbushur plot me aventura dhe udhëtime të reja.
Një bindje tjetër është se viti që po hyn duhet t`ju gjejë me portofolin plot, ndaj mbusheni me para përpara mesnatës.
Po dashuria? Që ajo të trokasë në derë në vigjilje të Vitit të Ri, këshillohen të brendshmet e kuqe, pasi besohet se sjellin fat.
Mos qani, mbajini lotët sepse e qara komnsiderohet shenjë e keqe për atë cfarë do të pasojë, dhe thuhet se mund të ndjellë një vit plot trishtim.
Në Spanjë, janë të bindur se duhen ngrënë 12 kokrra rrushi në momentin që akrepat e orës shënojnë mesnatën. Tradita daton që nga 1880 dhe vazhdon të mbetet mjaft popullore ende edhe sot.
Në disa vende konsiderohet ogur i keq huazimi i parave në mbrëmjen e vitit të ri dhe në ditën e parë të tij, sepse kjo nënkupton telashe financiare për muajt në vijim.
Gaforret mund të duken një ushqim mjaft special, dhe një mënyrë e shkëlqyer për të festuar Vitin e Ri, por ato duhen shmangur me cdo kusht sipas kulturave, sipas të cilave, për shkak se ato lëvizin prapa, nëse hani një para mesnatës, atëherë viti juaj do të ketë shumë pengesa.
Në Kinë dhe në Amerikën Latine kujdesen që ndërrimi i viteve të mos i gjejë pa pastruar shtëpinë. Përse? Po sepse sipas legjendës, kështu largohet i gjithë negativiteti, dhe afrohet fati i mirë!
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Besëtytnitë#VitiiRi#TopChannelNews
Ещё видео!