#ShijeShtëpie në #TvKlan.
400 gr gjoks pule
½ qepë
2 patate
1 karrotë
1 degë selino
1 litër ujë
2 dado pule
Kopër ose majdanoz
Vaj ulliri
Kripë dhe piper të zi
2 lugë gjelle krem panna (100 ml)
2 lugë gjelle parmixhan i grirë
Pastrojmë perimet dhe i presim ato sa më të holla. Në një tenxhere me dy lugë gjelle vaj ulliri, kaurdisim në fillim qepën dhe selinonë sat ë ulin volumin, shtojmë patatet dhe karrotat të prera hollë. Mbulojmë perimet me ujë. Per një shije sa më të mirë mund ti shtoni 2 dado pule (në këtë rast, nuk do të përdorni kripën). I lëmë perimet e mbuluara të ziejnë për 10-15 minuta. Ndërkohë presim gjoksin e pulës në kubikë të vegjël, dhe në një tigan me pak vaj, kaurdisim mishin sat ë zverdhet pak, kripë dhe piper të zi.
Ndërkohë perimet kanë zjerë, rregullojmë shijen me kripë nëse e kemi vetëm me ujë, piper të zi, kripë, pana dhe parmixhan. Kalojmë supën në blender dore dhe e kthejmë atë në krem. Shtojmë copat e pulës në supën krem, rregullojmë shijen me koper ose majdanoz dhe e servirim të ngrohtë me 1 lugë çaji vaj ulliri.
Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ] #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
Ещё видео!