#rtvora #intervista
Kandidati për kryetar i PD-së, Fatbardh Kadilli, evidentoi në studion e Rtv Ora problemet me të cilat po përballet sot partia më e madhe opozitare dhe vizionin e tij për ta forcuar më tej.
Përballë gazetares Beti Njuma ai tha se PD sot i mungon bashkimi dhe sipas tij nuk mund të pretendosh të fitosh ndaj Ramës kur ti zvogëlon 'ushtrinë' tënde.
Kadilli: PD sot i mungon bashkimi. Copëza të vogla të partisë kanë ikur, në katër vitet e fundit kanë dalë katër partiza të vogla përveç individëve. Kanë ikur më shumë partiza në mandatin e dytë që drejton opozitën Basha sesa kanë ikur në 20 vjet. Si mund të fitosh kur ty të ikin të shtëpisë, kur ti zvogëlon ushtrinë tënde? Ata që ikin marrin me vete njerëz. Si nuk e gjen dot ti gjuhën me të tutë dhe shkon e gjen gjuhën me aleatë, akoma më tepër dhe me një aleat që është komplet spektër tjetër politik që e ke pasur herë përballë kundërshtar e herë përbri. Si mundet? Ky është vetëm një kalkulim egoist. E dua pushtetin ta marr vetë, mos t'ja kem borxh askujt. Do ta bashkoj PD.
Kadilli shprehet i sigurt se do të mund të realizojë një bashkim të kësaj partie edhe më mirë nga sa e bëri Berisha, lideri historik i PD, në 2005.
Kadilli: Shumë më të mirë sesa ai sepse një nga cilësitë që di vetes është aftësia për të punuar me këdo. Nuk kam qenë kurrë ndarës, kam qenë bashkues. Kam qenë kordinator i shkëlqyer dhe kam punuar dhe me ata që PD i nxirrte jashtë oborrit të vet, nuk i kam kthyer kurrë kurrizin kujt sepse kam vlerësuar integritetin dhe individualitetin e njerëzve dhe të drejtën e tyre për të qenë edhe me një axhendë krejt të ndryshme nga e imja. Këtë aftësi do ta përdor për të drejtuar partinë.
Aftësinë e përbashkimit që thotë se ja njeh vetes nuk do ta përdorë vetëm për të kthyer të vjetrit në parti por edhe për tu dhënë hapësirë atyre që janë brenda.
Kadilli: Kjo aftësi nuk do të jetë vetëm për të kthyer figurat e vjetra, ata po e po që duhet të kthehen nëqoftëse duan, por mbi të gjitha për të zhvilluar hapësirat e atyre që janë brenda. Kemi 100 e ca mijë anëtarë por aktiv kemi shumë më pak, 30-40 mijë veta. Ata duhet të kthehen në lojën politike të parët. Çdo garë brenda partisë të jetë me një anëtar një votë. Çdo kush ka të drejtë të garojë dhe nuk e filtron garën kryetari i partisë.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Ещё видео!